Ja çfarë thotë Ramos për akuzat për doping

Futboll

Ja çfarë thotë Ramos për akuzat për doping

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:59
Sergio Ramos

Është thënë se Sergio Ramos ka dështuar dy herë në testet anti – doping, së fundmi, pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Ky lajm vjen nga “Football Leaks”, publikuar nga “Der Spiegel”. Edhe lajme të tjera të “Football Lekas” më herët kishin tronditur botën e futbollit.

Për këtë akuzë ndaj kapitenit të Real Madrid kishte reaguar më herët edhe vet skuadra, por, pak më herët ka folur edhe vetë lojtari.

“E dimë të gjithë se çfarë lloj lajmesh janë këto. Ata na kanë kërcënuar më këso lajmesh edhe muaj më parë. Kur e di të vërtetën, nuk ke frikë nga gënjeshtrat. Është një tentim për të prishur reputacionin tim” ka thënë kapiteni në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Eibar.

Duket se këso lajmesh kanë ndikuar për keq tek kampi madrilen, pasi që ata u mposhtën sot 3:0 nga Eibar.

Tash, ata renditen në pozitën e gjashtë në La Liga, me katër pikë më pak se Barca, e cila luan një ndeshje sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat