Përfundon takimi Juventus-Spal, mësoni rezultatin

Futboll

Përfundon takimi Juventus-Spal, mësoni rezultatin

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 19:58
Mario Mandzukic

 

Juventusi ka shënuar edhe fitoren e rradhës në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi 2-0 përballë Spal në një takim jo edhe aq të lehtë.

Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili realizoi në minutën e 29-të të takimit, para se Mandzukic ta shënojë golin e dytë për skuadrën e tij dhe të fundit në këtë duel.

Me këtë trepikësh, bianconerët regjistruan edhe fitoren e 12-të në 13-të ndeshje të luajtura deri më tani, kurse Spal mbetet në kuotën e 13-të pikëve për t’u pozicionuar i 15-ti në tabelën e klasifikimit.

Javën e ardhshme, kampionët aktual italian udhëtojnë drejt Firencës për t’u përballur me Fiorentinën, ndërsa Spal do të jetë vendas i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat