Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka quajtur heronj dhe shembull për rininë kosovare dy yjet e ekipit kombëtar të Kosovës, Amir Rrahmanin dhe Edon Zhegrovën.
Lladrovci, bashkë kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, udhëtuan drejt Sllovenisë së bashku Zhegreovën dhe Rrahmanin, të cilët po ktheheshin për t’iu bashkuar klubeve të tyre pas obligimeve që kishin me kombëtaren në Ligën e Komeve.
Ata i ndihmuan Kosovës të promovohet në Ligën C të Ligës së Kombeve, si dhe ta sigurojnë një vend në play-off në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020.
Për këtë, Lladrovci i ka quajtur ata heronj dhe shembull që duhet ndjekur nga të rinjtë në vend, në një postim të tijin në Facebook.
Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social Facebook:
"Në rrugën tonë drejt Italisë, së bashku me mikun tim Bekim Jasharin, kemi pasur bashkudhëtarë edhe shqiponjat tona, Edon Zhegrovën dhe Amir Rrahmanin, ishte fluturim i mrekullueshëm.
Ishte kënaqësi të udhëtonim së bashku me dy shqiponjat tona sepse jo vetëm në terren janë shqiponja, por edhe në bisedë me interesim për avancimin e shtetit dhe komunave tona tregonin se ishin të shkëlqyer.
Lum familja që i ka. Rruga ishte tepër e këndshme, zgjati shkurt, deri në Lubjanë, pastaj u ndamë, me Bekimin kemi vijuar për Itali, Zhegrova fluturoi për Belgjikë, ndërsa Rrahmani për Kroaci.
Djemtë e tillë, janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë tonë!"