Secili lojtar në Serie A pati nga një vi të kuqe në fytyrë, kjo është arsyeja

Futboll

Secili lojtar në Serie A pati nga një vi të kuqe në fytyrë, kjo është arsyeja

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:03
Cristiano Ronaldo

Të gjithë lojtarët e Serie A, këtë xhiro kanë pasur nga një vi të kuqe në fytyrën e tyre.

Arsyeja për këtë veprim ishte e jashtëzakonshme dhe për tu përshëndetur.

Ata e kanë bërë këtë për ta përkrahur një nismë në rrjetet sociale, që bën thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave, shkruan “sportbible”.

Organizata humanitare italiane, “ËeËorld Onlus” u ka kërkuar lojtarëve dhe skuadrave bashkëpunimin.

Përgjigja ishte e jashtëzakonshme dhe arriti me sukses të shpërndahet. Lojtarë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Radja Nainggolan e shumë të tjerë u panë me faqen e ngjyrosur.

Këto janë rastet kur futbolli dëshiron të na tregojë se aty ka diçka më shumë se vetëm një lojë. Aty përcjellët emocion, dashuri dhe respekt. Aty bëhet thirrje për barazi dhe unitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat