Mourinho i vendosur, e dëshiron Koulibaly më së largu në verë

Futboll

Mourinho i vendosur, e dëshiron Koulibaly më së largu në verë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 00:08
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka bërë të ditur se e dëshiron Kalidou Koulibaly më së largu në verë.

Sipas “Mirror”, mbrojtësi i Napoli kërkohet me ngulm nga trajneri i Manchester United dhe ky i fundit i ka dhënë afat drejtuesve të klubit deri në verë.

Sipas raportimeve të fundit, në garë për 27 vjeçarin janë edhe Chelsea dhe Liverpool.

Gjithsesi, Manchester United i prinë garës për lojtarin i cili vlerësohet më shumë se 90 milionë euro.

“Djajtë e kuq” me gjasë do të dërgojnë një ofertë drejt tij qysh në afatin e janarit.

Kujtojmë se në listën e dëshirave të Mourinhos është edhe mbrojtësi tjetër nga Serie A, Milan Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat