FIFA po shqyrton mundësinë që Kupa e Botës të luhet çdo dy vite

Futboll

FIFA po shqyrton mundësinë që Kupa e Botës të luhet çdo dy vite

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 01:02
Franca

FIFA po shqyrton mundësinë të organizojë Kupën e Botës cdo dy vjet, e jo katër sic ka qenë gjithmonë, konfirmoi të premten presidentit i trupit drejtues në Amerikën e Jugut.

Alejandro Dominguez, presidenti i trupit të Amerikës së Jugut, Conmebol, paraqiti propozimin në një kongres të FIFA-s në Ruanda, në tetor. Dominguez tha të premten se një Kupë e Botës dyvjeçare do të shërbejë si një alternativë e zbatueshme – dhe madje e preferueshme – për kampionatet kontinentale të zgjeruara, si Lidhja Kombëtare e UEFA-s dhe Copa América.

Aleksander Ceferin, homologu i Dominguez në UEFA, ka bërë të qartë dëshirën e tij për të inkorporuar ekipet e Amerikës së Jugut në kampionatin e ri të Ligës së Kombeve të Evropës. Ndonëse Dominguez, një paraguaian, këmbënguli se nuk ishte kundër kësaj ideje, ai tha se ai kishte inkurajuar FIFA-n që të shqyrtojë përfitimet e ndryshimit të ciklit të Kupës së Botës.

Sepp Blatter, ish presidenti i FIFA-s, kishtë dhënë këtë ide që në fillim të vitit 1999 , por koncepti dështoi pasi nuk mori mbështetjen e duhur.

Por që nga marrja e postit të tij në vitin 2016, presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbështetur të dy ngjarjet e reja dhe ndryshimet e mëdha në kalendarin ndërkombëtar të futbollit.

Ndryshimi i turneut më glamor të futbollit, megjithatë, jo vetëm do të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike, por gjithashtu do t’u lejojë lojtarëve të përjetojnë Kupën e Botës shumë më shpesh në karrierën e tyre, tha Dominguez të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat