Kamza për rekord

Futboll

Kamza për rekord

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:51
Kamza për rekord

U mbyll pjesa e parë më e çuditshme në Kamzë në takimin e vendasve kundër Kukësit. 45 minutat e para u mbyllën 0-2 për verilindorët, por interesant është fakti që të dy herët portieri Kirev u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta pas autogolave të ekipit të tij.

Në minutën e 30′, Çyrbja fut një top drejt zonës. Et’hemi godet me kokë dhe sfera ndalet në traversë, por topi kthehet në mbrojtje. Erlis Frashëri në tentativë për ta larguar e ka dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Si të mos mjaftonte goditja e parë, pas vetëm 3 minutash Kamza ndëshkon sërish veten. Reginaldo ul një top mjaft të mirë për Çyrbjen, ky i fundit kroson drejt zonës. Teqja në tentativë për ta larguar e dërgon vetë në rrjetë për 0-2. Portreti i ngrirë i trajnerit Ernest Gjoka tregon gjithçka për gjendjen psikologjike të ekipit të Kamzës.

Një moment që duhet evidentuar është dhe një rast shumë i diskutueshëm në minutën e 28′. Plaku me topin në këmbë kërkon një krosim drejt zonës. Cuculi me duart e hapura e pengon topin brenda zonës, por për gjyqtarin Indrit Myrtja gjithçka e rregullt. 45 minuta shpresë i kanë mbetur ekipit të Kamzës për të ndryshuar diçka, Kukësi duhet të ruajë qetësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat