Shqiptarët e Arsenalit kthehen me pikë të plota

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit kthehen me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Ilustrim

Arsenali kthehet me tri pikë të mëdha nga sfida me Bournemouth-in, duke triumfuar me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 13-të të Premier League. Futbollistët shqiptar Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën standardë, kontribuuan për tri pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.  

Në minutën e 30-të, Jefferson Lerma duke dashur të evitoi rrezikun shënoi autogol për epërsinë e Arsenalit. Në fund të pjesës së parë Joshua King brenda 16-shit me një goditje të bukur e barazoi rezultatin 1:1.

Futbollisti i kombëtares së Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang, është hero i fitores (1:2) së Arsenalit, duke i sjellë tri pikë domethënëse. Arsenali renditet në vend të pestë me 27 pikë, ka shtatë me pak se kryesuesi Manchester City dhe Bournemouth është i teti me 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat