Origjina e Golit Olimpik – që nuk ka lidhje me Lojërat Olimpike

Futboll

Origjina e Golit Olimpik – që nuk ka lidhje me Lojërat Olimpike

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Origjina e Golit Olimpik – që nuk ka lidhje me Lojërat Olimpike ?

Ndeshja më e famshme mes Argjentinës dhe Uruguait mbetet finalja inagurale e Kupës së Botës 1930. Uruguai do të përmbyste deficitin 2-1 të pjesës së parë për të fituar ndeshjen 4:2 përpara 70,000 spektatorëve, duke u bërë skuadra e parë që ngre kupën Jules Rimet.

Teksa sporti duhet të priste deri më 1930 për turneun e parë ndërkombëtar, futbolli ka pasur një histori Olimpike që ka nisur që në 1900-ën. Dy kompeticionet e para nuk kapën vëmendjen e gjerë të publikut. Tre skuadra janë ndeshur ndaj njëra-tjetrës dhe më tepër ishin klube që përfaqësonin shtetet e tyre dhe jo lojtarë që përzgjidheshin nga klube të ndryshme. Upton Park FC mori medaljen e floririt më 1900-ën, ndërsa Galt FC i Kanadasë u ngjit në majën e podiumit katër vite më pas.

Në vititn 1924, nga tre ekipe u bënë dymbëdhjetë dhe turneu u bë ndërkombëtar me plot kuptimin e fjalës. Gjithsesi diferencat mes skudrave ishin akoma të mëdha, teksa kishte ndeshje si ajo e Hungarisë që mposhti Poloninë 5-0 apo Uruguai që shpartalloi Jugosllavinë 7-0.

Uruguaianët do të triumfonin. Në fillim, suksesi i Uruguait erdhi në Amerikën e Jugut. Ata ishin më të mirë se të tjerët për shkak të stilit të avancuar të lojës. Argjentina ndërkohë nuk kishte konkurruar më 1924. Në fakt, në gjashtë nga shtatë kampionatet e Amerikës së Jugut ata kishin përfunduar pas Uruguait me pikë.

Gjithsesi, populli argjentinas pretendonte se nëse do të kishin shkuar në Olimpiadë, do ta kishin marrë ata medaljen e artë dhe jo Uruguai. Kjo krijoi konditat e një miqësoreje: Argjentinë ndaj Uruguait me dy takime. Motivi i Uruguait për pjesëmarrjen ka qenë thjesht financiar, ata ishin kampionët Olimpikë dhe të njohur nga publiku, ndërsa Argjentina e pa si një mundësi për të treguar se ishte më e mirë.

Vetë ndeshja ishte e mbushur me polemika. Pati shumë dhunë si brenda ashtu edhe jashtë fushës duke bërë që marrëdhëniet mes dy vendeve të lëkundeshin. Ndeshja në Montevideo përfundoi 1-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit Argjentina fitoi 2-1, megjithëse uruguaianët e lanë ndeshjen katër minuta përpara fundit për shkak të gurëve që u hodhën në fushë nga tifozët e irrituar për një penallti të padhënë.

Gjithsesi ajo ndeshje kishte diçka që do të mbetej në histori. Ky ishte goli i parë. Ishte goli Olimpik. Pas ndryshimit të rregullores nga IFAB më 1924, Huracan Cesareo Onzari u bë lojtari i parë që shënoi nga goditja e këndit, ai quhet Goli Olimpik.

Nuk ishte një gol që vendosi ndeshjen, por emërimi që iu bë golit ka mbetur edhe sot. Në fakt nuk ka asnjë lidhje me Olimpiadën, megjithëse emri nuk u ndryshua asnjëherë,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat