Kross nuk i ka kursyer kritikat

Futboll

Kross nuk i ka kursyer kritikat

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:37
Kross nuk i ka kursyer kritikat

Toni Kross nuk i ka kursyer kritikat për repartin e mbrojtjes dhe thotë se Reali duhet të përmirësohet shumë në këtë aspekt.

Mesfushori gjerman thotë se ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur dhe duhet të rikthehet patjetër në ndeshjen ndaj Romës.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me ndeshjen. Nuk ishim mirë dhe Eibari e meritoi plotësisht rezultatin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por nuk na doli ndeshja siç e kishim parashikuar. Nuk e di nëse është kjo ndeshja më e dobët që kemi bërë. Por duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje. Pësojmë shumë gola dhe të martën na  pret një ndeshje e vështirë. Duhet të ndryshojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Kroos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat