Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores ndaj Bournemouthit

Futboll

Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores ndaj Bournemouthit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:47
Granit Xhaka

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme sot si mysafirë ndaj Bournemouthit në xhiron e 13-të në Premierligë.

Me këtë fitore Arsenali vazhdon ecurinë e shkëlqyer pa humbje që 11 ndeshje, dhe aktualisht është në pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë, një pak se Chelsea në vendin e katërt.

Granit Xhaka është lojtar i pazëvendësueshëm në formacionin e Unai Emery, dhe që nga ardhja e tij, mesfushori kosovar po shkëlqen në Premierligën angleze.

“Kështu ndihet kjo fitore”, ka shkruar Granit Xhaka në Instagram.

“Jam shumë i lumtur me këto tre pikë”.

Në 14-të ndeshje të këtij stinori, Xhaka i ka shënuar dy gola, dhe ka bërë një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat