Idriz Voca luajti deri në minutën e 80-të e Shkëlqim Demhasaj deri në atë të 89-tën për Luzernin, ku barazuan 1:1 me Baselin. Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka me Baselin ishin me fat, pasi që minutën e 90+5 barazuan rezultatin përmes Eray Cumart. Demhasaj dha maksimumin, i cili në minutën e 7-të me mjeshtri asistoi deri te Pascal Schurpf, i cili shënoi për Luzernin. Xhaka e Ajeti u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 38-të përkatësisht 58-të. Baseli është në vend të dytë me 24 pikë, kurse Luzerni i gjashti me 19 sosh pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran. Pajtim Kasami është më i merituari për fitoren e Sionit me rezultat 2:1 ndaj Thunit.
Në minutën e 3-të, Kasami nga rreth 17 metra godit bukur e përtokë në këndin e majtë të kundërshtarit 1:0. Sorgic barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 61-të dhe Toma (83’) siguroi fitoren e Sionit. Kasami luajti titullar, sikurse edhe Ermir Lenjani, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 50-të. Sioni renditet në vend të shtatë me 17 pikë, pesë me pak se Thuni në pozitën e tretë.
Grasshoppers e mposhti me 2:1 St. Gallenin. Shqiptari Nedim Bajrami shënoi në minutën e 14-të për Grasshoppersin, duke e ngritur epërsinë në 2:0. Ngoy (3'), Bajrami (14') shënuan për Grasshoppersin dhe Barnetta (56') për St. Gallenin. Bajrami e Arlind Ajeti u paraqitën standardë, kurse Gjelbërim Taipi nga minuta e 53-të për Grasshoppersin.
Liga e Zvicrës
Grasshoppers-St. Gallen 2:1
Luzerni-Baseli 1:1
Xamax- Zurich 3:3
Sion-Thun 2:1
Young Boys-Lugano 1:0
Tabela
1. Young Boys 15 13 1 1 40
2. Basel 15 6 6 3 24
3. Thun 15 6 4 5 22
4. Zurich 15 5 6 4 21
5. St. Gallen 15 6 2 7 20
6. Luzern 15 6 1 8 19
7. Sion 15 5 2 8 17
8. Grasshoppers 15 5 2 8 17
9. Lugano 15 4 4 7 16
10. Xamax 15 2 6 7 12