Hadërgjonaj me Huddersfieldin e mposhtin Wolvesin

Futboll

Hadërgjonaj me Huddersfieldin e mposhtin Wolvesin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:19
Hadërgjonaj me Huddersfieldin e mposhtin Wolvesin

Huddersfieldi dalëngadalë po stabilizohet dhe po shmanget nga pjesa e poshtme e tabelës në Premier League. Futbollisti nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, me ekipin e Huddersfieldit u kthyen me pikë të mëdha. Huddersfieldi e mundi me rezultat 2:0 Wolvesin, ku ishin të pranishëm më shumë se 30 mijë shikues. 

Mbrojtësi shqiptar njëherësh anëtar i kombëtares së Zvicrës, luajti titullar, u angazhua maksimalisht dhe kontribuoi për fitoren e skuadrës së tij. Aaron Mooy ka qenë lojtar i ndeshjes me dy gola të shënuara në minutën e 6-të dhe në atë të 74-tën.

Ai golin e dytë e shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, duke shtang vendasit. Huddersfieldi është në vend të 14-të me 10 pikë, ka 6 me pak se Wolves i 11-ti pas 13 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat