Skandali i dopingut

Futboll

Skandali i dopingut

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:38
Ramos

Serxhio Ramos është përshirë së fundmi në një skandal të dopingut që duket se për imazhin po I kushton shtrenjtë lojtarit spanjoll. Mbrojtësi I realit të Madridit është akuzuar për dy raste të dyshimta. Një në finale e Championsit në vitin 2017 përballë Juventusin ku ai kishte marrë një injeksion që përmbante “Deksametazon” dhe një rast tjetër në prill të këtij viti përballë Malagës.

Pas ndeshjes me këta të fundit, mbrojtësi bëri dush, diçka që është e palejuar pasi më parë duhen bërë testet e dopingut. Ky veprim ngre dyshimet se lojtari mund të ketë përdorur një substancë të ndaluar dhe që me vetëdije të plotë ka bërë dush në mënyrë që ajo mos të dalë në testin që bëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat