Pendohet për Shaqirin

Futboll

Pendohet për Shaqirin

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Xherdan Shaqiri

Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Stoke City, Charlie Adam, e ka lavdëruar sulmuesin kosovar të Liverpoolit pas kritikave për paraqitjet e tij te Stoke në stinorin e kaluar.

Charlie Adam ka thënë se Shaqiri është duke e bërë një punë të mrekullueshme në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Komentet e tij për Shaqiri kanë ndryshuar nga ato që i ka bërë gjatë verës pasi Stoke City kishte rënë nga Premierliga.

Adam kishte thënë se Xherdani ishte lojtar i madh mirëpo si pas tij ai asnjëherë nuk ishte i duhuri në momentet kyçe të klubit.

“Dëgjo, ai shkoi në Liverpool, dhe është duke bërë një punë të shkëlqyer atje”, ka thënë Adam.

“Kam thënë çfarë kam thënë, mirëpo ai është një lojtar i mrekullueshëm, nuk ka dyshim për këtë”.

Në 12 paraqitje të tij me Liverpoolin, Shaqiri ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat