Refuzoi Realin

Futboll

Refuzoi Realin

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Julian Nagelsmann

Në verë refuzoi Realin e Madridit por tashmë ka pranuar të bëhet trajneri i ri i Leipzig duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Hoffenheim Julian Nagelsmann.

31-vjeçari është zyrtarizuar si trajneri i ri i klubit nga Gjermania Lindore për sezonin 2019-2020. Nagelsmann ka firmosur për 4 vite dhe do të jetë pjesë e Leipzig deri në 2023-in duke zëvendësuar në stol Ralf Ragnick i cili është gjithashtu edhe drejtor sportiv i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat