E konfirmon edhe Mourinho: Ky lojtar do të mbetet gjatë jashtë fushës

Futboll

E konfirmon edhe Mourinho: Ky lojtar do të mbetet gjatë jashtë fushës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:35
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka folur para ndeshjes me Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho ka thënë se ata janë të përgatitur për atë ndeshje, mirëpo nuk mund të llogarisin në shërbimet e Victor Lindelof.

Portugezi ka thënë se mbrojtësi suedez do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Lindelof ka pësuar një lëndim, andaj do të mungojë për një kohë të gjatë”, ka thënë Mourinho, 

“Ne do t’i presim testet mjekësore, mirëpo ai ka probleme me muskulin e këmbës së djathtë.

‘Nëse ai do të kthehej para vitit të ri, atëherë do të ishim shumë me fat”, ka shtuar më tej portugezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat