Meta: Regjimi i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”

Futboll

Meta: Regjimi i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Meta: Regjimi i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”

Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ka publikuar ditën e sotme një foto me legjendën e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar, Mexhin Haxhiun. Ky i fundit i dhuroi Metës librin e tij të titulluar “Kartoni i Kuq”. Presidenti nuk i ka kursyer elozhet ndaj legjendës vlonjatë që u dënua nga regjimi komunist që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare për shkak të “biografisë”.

“Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj. Është e vërtetë që regjimi i kaluar i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”, që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare, por talenti i tij i jashtëzakonshëm frymëzoi dhe edukoi gjithë ata fëmijë vlonjatë që më pas do të bënin emër me Flamurtarin e madh në Kupat e Europës dhe do të bëheshin edhe baza e ekipit tonë Kombëtar të viteve ’80.

Mirënjohje Mexhit Haxhiut për ato emocione që iu ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga padrejtësitë që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij”, shkruan Meta në postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat