Në rrezik kandidatura e përbashkët Argjentinë-Uruguai

Futboll

Në rrezik kandidatura e përbashkët Argjentinë-Uruguai

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Në rrezik kandidatura e përbashkët Argjentinë-Uruguai

Fundjavën e kaluar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhej në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për të ndjekur nga afër finalen e kthimit të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, por ka mbetur i tmerruar nga ajo ka ndodhur para përplasjes së fundit të këtij kompeticioni, çka bëri bëri që të mos zhvillohej ndeshja. Kreu u FIFA-s u kthye në Europë me bindjen e plotë ose kandidatura e përbashkët e Argjentinës dhe Uruguait, për organizimin e Botërorit të vitit 2030 do të hidhet poshtë nëse gjërat nuk ndryshojnë në futbollin amerikano-jugor sa u përket masave të ashpra që duhet të merren kundër dhunës.

FIFA nuk ka ndërmend të lejojë zhvillimin e Botërorit në një vend ku është e pamundur të luhet normalisht një klasike, sikurse është ajo mes River Plate dhe Boca Juniors.

Infantino do të kthehet në fundjavën e ardhshme në Argjentinë, me ftesë të presidentit të Argjentinës Mauricio Macri (ish-president i Bocas), për të marrë pjesë në në takimin e G20, pra të vendeve më të fuqishme të botës.

Presidenti i FIFA, që do ta shfrytëzonte këtë takim për të nxjerrë në pah të mirat që do të gjeneronte organizimi  i Kupës së Botës në vitin 2030 në Amerikën Latine, tashmë pritet të marrë paralajmërime për rreziqet që mund të vijnë nga zhvillimi i Botërorit në Argjentinë dhe Uruguai.

Kandidatura e përbashkët e Argjentinës dhe Uruguait ishte favorite për organizimin e Botërorit që përkon me 100-vjetorin e këtij turneu madhor, që për herë të parë është luajtur pikërisht në Uruguai në vitin 1930.

Pas ngjarjeve të dhunshme të fundjavës së kaluar, era ka ndryshuar drejtim. Tashmë kanë nisur të marrin përparësi të tjera kandidatura, sidomos ajo që duan të propozojnë Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat