Liga e Kampionëve kthehet me sfida interesante

Futboll

Liga e Kampionëve kthehet me sfida interesante

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Foto

Shumë gjëra mund të vendosen në ndeshjet e sotme të Championsit.

Grupet E, F, G dhe H sot zhvillojnë duelet e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.

Roma e pret Real Madridin në sfidën që do të vendosë se kush do të marrë kryesimin e Grupit G. Të dy ekipet kanë nga nëntë pikë dhe në Olimpico pritet të vendoset se kush do të jetë i pari në fund. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në mes CSKA Moskës dhe Viktoria Plzen.

Juventusi që i mjafton një barazim me Valencian për të kaluar grupin kërkon të marrë tri pikët për siguruar pothuajse edhe vendin e parë të Grupit H. Ndërsa në Old Trafford, Manchester United e pret Young Boysin.

Manchester City kërkon t’i revanshohet Lyonit për humbjen që ekipi francez ua kishte shkaktuar në Etihad në ndeshjen e parë. Skuadrës së Pep Guardiolas edhe barazimi ia siguron kualifikimin tutje.

Në Grupin E, Bayern Munich e pret Benfican dhe synon që me një fitore të kualifikohet në 1/8 e finales, derisa Ajaxi në Greqi do të ndeshet me AEK-un e Athinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat