Raporti i FFK-së për incidentin e ndeshjes Besa – Kika

Futboll

Raporti i FFK-së për incidentin e ndeshjes Besa – Kika

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:33
Pamje nga një incident

Komisioni i Garave për Superligës dhe Ligë të Parë, ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Besës së Pejës, për sulmin fizik ndaj lojtarit të Kikës, Vëllaznim Jashari.

Lojtari u dërgua në spital pas sulmit që sipas Kikës, kishte marrë nga zyrtarë të klubit të Besës.

Në procedurë ndodhet edhe Drita e Gjilanit dhe trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, Ali Osmani.

Vendimet e publikuara nga FFK

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 16 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Drita” (motivi- në min e 37-të në anën e publikut nga tribuna kryesore është hedhur një shishe e birrës e qelqit e zbrazët në fushë dhe si pasojë referi kryesor e ndalon ndeshjen rreth një minutë dhe shishen e dërgon te delegati i ndeshjes si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë hedhur dy shishe të ujit pvc të zbrazëta në drejtim të fushës në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan me datë 25.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.16 dt. 26.11.2018

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 26.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

Vendim: 1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vllaznia P” Ali Osmani me nr Id 010192M60 (motivi-në min e 88-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë e më pas me të kuqin të lojtarit vendas Ferdinand Ëilson, në rrugë për në zhveshtore trajneri mysafir A.Osmani e ka fyer dhe ofenduar lojtarin F.Ëilson për çka i njëjti është larguar nga bankina në ndeshjen KF Trepça – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 24.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj KF “Besa” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e 75-të pas golit të shënuar nga penalltia e KF Besa, disa shikues kaluan rrethojat për të festuar shënimin e golit me lojtarë vendas por pas intervenimit të policisë kjo situatë kalojë pa eksese, si dhe në min 94+ lojtari vendas me nr 19 pas nje ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar me nr 99 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë respektivisht të kuqin, pas kësaj ndërhyrje lojtari mysafir me nr 99 u dërgua me ambulancë për në spital, në atë kohë kur lojtari ishte i shtrirë në fushë afër vijës anësore afër tij ishin dy persona civil të KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat