Jepet verdikti për bombarduesin e autobusit - Bota Sot
Jepet verdikti për bombarduesin e autobusit

Futboll

Jepet verdikti për bombarduesin e autobusit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Jepet verdikti për bombarduesin e autobusit

Një gjyq gjerman ka dënuar me 14 vite burg për vrasjen në tentative të 28 personave gjatë një sulmi drejt autobusit të Borussia Dortmund.

I akuzuari, i identifikuar vetëm si Sergej W për të ruajtur privatësinë e tij sipas rregullave gjermane, është dënuar me 14 vite burg nga gjykata e qytetit të Dortmund ditën e martë.

Mbrojtësi i atëhershëm i Dortmund Marc Bartra dhe një oficer policie janë dëmtuar gjatë tre shpërthimeve që goditën autobusin e ekipit teksa po largohej nga hoteli për ndeshjen e Champions League më 11 prill të vitit 2017.

Prokurorët janë shprehur se Sergej W mori para borxh për të vënë një bast se aksionet e Dortmund do të uleshin në vlerë, më pas vendosi bombat pranë autobusit dhe u mundua ta fshinte si një akt terrorist islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...