Ku pas Shqipërisë?

Futboll

Ku pas Shqipërisë?

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Panucci

Drejtimi i kombëtares së Shqipërisë për Christian Panucci-n është një stres i vërtetë. Aq shumë energji do, sa trajneri italian i kuqezinjve e gjykon si më të lehtë trajnimin e një klubi të madh si Real Madridi.  

Panucci në një intervistë për “Goal.com” ka komentuar gjendjen aktuale të Realit, si edhe ka folur për Romën dhe përballjen e sotme duke qenë se në të kaluarën e tij ka luajtur me të dyja skuadrat, madje ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me “galaktikët”.

Liga e Kombeve – “Ne kemi arritur qëndrueshmërinë. Unë mendoj se është një kompeticion i rëndësishëm. Nuk bëmë mirë, por qëndruam në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por siç thashë edhe në Shqipëri duhet që të trajnohemi dhe të përgatitemi më mirë.”

Stili i lojës - Kjo varet nga lojtarët që kam në dispozicion dhe cilësia që ata kanë, kështu që unë përpiqem që t’i vendos në pozicionet e duhura. Pastaj skema mund të ndryshojë, por kjo varet nga skuadra që keni përballë. Përveç zgjedhjes, për shembull Spanja ka idenë e vetë. Edhe fëmijët e luajnë atë ide që në moshë të re. Duhet të mbrojmë  veten dhe të shkojmë në kundërsulme në Shqipëri. Kjo është e sigurt.

Drejtimi i një klubi? Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll atje. Dua të jetoj në Spanjë, do të doja të kthehesha në Spanjë pas Shqipërisë, do të isha i kënaqur.

Solari apo Zidane - Zidane fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. Ta bësh këtë gjë, duhet të jesh një trajner i mirë dhe kam besim se edhe Solari do të arrijë ta bëjë. Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin sesa Romën apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021. Pamë që Zidane bëri një skuadër mjaft të mirë dhe është më e lehtë sesa të kesh lojtarë mesatarë.

Roma apo Real? - Kjo është një e vështirë për t’iu përgjigjur. Reali është Real dhe unë i mbaj në zemër me krenari të madhe. Kam shumë miq atje dhe kujtime pasi fituam shumë, si Liga e Kampionëve apo edhe mbështetjen e tifozëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat