Real errëson Romën, Bayerni bindshëm! Juve ballëlart

Futboll

Real errëson Romën, Bayerni bindshëm! Juve ballëlart

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Pamje nga ndeshja Roma - Real Madrid

(E plotësuar) - Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, tregoi forcën në stadiumin "Olimpico", duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Romës, në ndeshjen e xhiros së parafundit të grupit G të kualifikueseve për Champions League në futboll. Ndeshje u zhvillua pa ndonjë presion të madh qoftë për njërën palë po ashtu edhe  skuadrën tjetër, por që luftonin se cila do të jetë në krye të grupit! Reali u tregua më i suksesshëm dhe u kthye me pikë të plota. Në minutën e 47-të, uellsiani Gareth Bale tundë portën e vendasve, 0:1 dhe Lucas thellon fitoren në 0:2 në minutën e 59-të.

Image

Në grupin F, kampioni i Anglisë, Manchester City, barazoi në udhëtim 2:2 me Lyonin. Në minutën e 55-të,Cornet kaloi në epërsi  Lyonin, por pas 8 minutave Laporte sjell gëzim te City, barazon shifrat 1:1. Cornet ishte në formë të mirë shënon për 2:1 në minutën e 81-të, por pas dy minutave Aguero barazoi rezultatin 2:2.

 

Image

Në grupin E, Bayerni shkatërroi me 5:1 Benfica-n. Në minutën e 13-të, Bayerni avancon me golin e Robbenit. Bayerni dominon sfidën dhe shton epërsinë në 2:0 me golin e Arjen Robben në minutën e 30-të. Bavarezët nuk ndalën, shënojnë edhe golin e tretë. Në minutën e 36-të, Robert Lewandowski thellon epërsinë, 3:0. Benfica megjithatë ngushton rezultatin në 3:1 duke iu falënderuar futbollistit Fernandes në minutën e 46-të. Bayerni nuk ndalet, sërish shkund portën e portugezëve. Në minutën e 51-të polaku Lewandowski realizoi për 4:1. Bayerni thellon fitoren në 5:1 me golin e Franck Riberyt në minutën e 77-të. 

Image

Kroati Mario Manxhukiç shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Cristiano Ronaldos, Juve fiton me 1:0 ndaj Valencisë. Fellaini është kreator i fitores së Manchester Utd. Ai shënoi në minutën e fundit dhe e mundën me rezultat 1:0 Young Boysin.

Bayerni, Ajaxi, Real Madridi, Roma, Juventusi, Manchester Utd, Manchester City kanë siguruar vizën për në të tetën e finales.

Grupi E

Bayern-Benfica   5:1 (3:0)

AEK-Ajax  0:2 (0:0)

Tabela

1. Bayern 5  4  1  0  13

2. Ajax   5  3  2  0  11

3. Benfica    5  1  1  3  4 

4. AEK 5  0  0  5  0

Grupi F

Lyon-Manchester City 1:0 (0:0)

Hoffenheim-Shakhtar 2:3 (2:2)

Tabela

1. Manchester City   5  3  1  1  10

2. Lyon   5  1  4  0  7 

3. Shakhtar Donetsk  5  1  2  2  5

4. Hoffenheim    5  0  3  2  3 

Grupi G

CSKA (M)-Plzen   1:2 (1:0)

Roma-Real 0:2 (0:0)

Tabela

1. Real Madrid   5  4  0  1  12

2. Roma   5  3  0  2  9 

3. Plzen  5  1  1  3  4 

4. CSKA (M)  5  1  1  3  4

Grupi H

Juventus-Valencia 1:0 (0:0)

Manchester Utd-Young Boys  1:0 (0:0)

Tabela

1. Juventus   5  4  0  1      12

2. Manchester Utd    6  3  1  1  10

3. Valencia   5  1  2  2  5 

4. Young Boys 5  0  1  4  1

Ndeshje interesante në Champions League, raporti live:

Përfunduan të gjitha ndeshjet.

77' Bayerni thellon epërsinë në 5:1 me golin e Franck Riberyt në minutën e 77-të.

72' Reali është afër fitores në Romë, ku edhe janë në epërsi me 0:2.

63' Laporte sjell gëzim te City, barazon shifrat 1:1 me Lyonin

Në minutën e 59' Lucas dyfishon epërsinë e Realit, 0:2

Valencia në situatë të vështirë, kroati Mario Manxhukiç shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Cristiano Ronaldos, Juve udhëheq me 1:0. .

***

55' Kampioni i Anglisë, Manchester City, është në presion, pësoi gol në minutën e 55'të, kur Cornet kaloi Lyonin në epërsi me 1:0.

***

51' Në minutën e 51-të polaku Lewandwski realizoi për 4:1.

***

47' Real Madridi avancon në stadiumin "Olimpico". Uellsiani Gareth Bale tundë portën e vendasve, 0:1.

***

46' Benfica megjithatë ngushton rezultatin në 3:1 duke iu falënderuar futbollistit Fernandes në minutën e 46-të.

***

45' Përfundojnë pjesët e para.

***

40' Ndeshja dramatike mes Hoffenheim dhe Shakhtar, për 40 minuta shënohen katër gola. Në minutën e 39-të, Steven Zuber barazoi rezultatin 2:2.

***

38' Bavarezët nuk ndalën, shënojnë edhe golin e tretë. Benfica pothujase është e dorëzuar. Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski thellon epërsinë e Bayernit, 3:0.

***

32' Bayerni dominon sfidën dhe udhëheq me 2:0. Në minutën e 31-të Arjen Robben shton epërsinë në 2:0, goli i dytë i tij në këtë ndeshje.

***

27' Nuk ka gola në Romë dhe në Torino, Roma-Real përkatësisht Juventus-Valencia.

***

Në minutën e 17-të Kramariç ngushton rezultatin në 1:2 dhe i shton gjasat e Hoffenheimit për barazim.

***

Hoffenheimi është në situatë të vështirë, pasi që është në disavantazh me 0:2 nga Shakhtari. Ismaily shënoi në minutën e 14-të dhe Taison në atë të 15-tën. 13' Bayerni avancon me golin e Robbenit.

***

Sfida më interesante po zhvillohet mes Romës dhe Real Madridit, po ashtu edhe Juventus e Valencia.

Megjithatë Roma Real nuk ka ndonjë presion, sepse Roma dhe Reali veç kanë siguruar kalimin më tutje, ndërsa Juventus kërkon fitore. Bayerni në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Benficas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat