Zbulohet fituesi i Topit të Artë, përfundon dominimi 10-vjeçar i Messit dhe Ronaldos?

Futboll

Zbulohet fituesi i Topit të Artë, përfundon dominimi 10-vjeçar i Messit dhe Ronaldos?

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Topi i Artë

Lajmi zyrtar për emrin e fituesit të Topit të Artë do të jepet javën e ardhshme por sipas radios spanjolle “RadioEstadio” fitues i saj është kroati Luka Modric.

Sipas mediave iberike, kroati, nënkampion bote, ka arritur të thyejë hegjemoninë 10-vjeçare të dyshes Cristiano Ronaldo-Lionel Messi.

Kroati Modric ka grumbulluar më shumë pikë, por surpriza më e madhe është podiumi i Topit të Artë, pasi nuk janë as Kylian Mbappe e as Raphael Varane, dy francezët kampionë bote.

Sipas “RadioEstadio”, i dyti është klasifikuar Cristiano Ronaldo e pas tij francezi tjetër, sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Kurse Lionel Messi nuk është as në 5 më të mirët.

Kujtojmë se Modric ka rrëmbyer deri më tani gjitha çmimet individuale pë vitin 2018, atë të UEFA-s, FIFA-s, GQ, dhe GOAL50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat