E bujshme nga Franca, zbulohet pakti sekret mes Neymar dhe sheikut

Futboll

E bujshme nga Franca, zbulohet pakti sekret mes Neymar dhe sheikut

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 00:44
Neymar

Neymar ende nuk e ka vendosur se cilit ekip do t’i bashkohet sezonin e ardhshëm. Ajo që është më se e qartë është fakti se ky do të jetë sezoni i fundit i brazilianit tek PSG.

Real Madrid, Barça, Manchester City, Manchester United…gjigantët e Europës, tashmë janë vënë në radhë për të marrë shërbimet e Neymar. Por lajmet e fundit që vijnë nga Parisi nuk kanë të bëjnë me skuadrën e ardhshme të ish-lojtarit të Barcelona-s.

Kanë të bëjnë me të tashmen e tij tek Paris Saint-Germain. Kështu, gjëja e fundit që është marrë vesh ka të bëjë me një pakt mes Neymar dhe sheikut të PSG, sipas të cilit klubi parisien i ka premtuar kapitenit të Brazilit që do ta lërë të largohet këtë verë

Por jo me një çmim çfarëdo. PSG shpreson të rikuperojë të paktën 222 milionë eurot e shpenzuara për të. Një shifër e konsiderueshme, por jo e pamundur. Florentino Perez tashmë e ka treguar interesin e tij për ta marrë me çdo kusht Neymar dhe 200 milionë nuk duken një pengesë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat