Struga fiton Kupën Pavarësia 2018 - Bota Sot
Struga fiton Kupën Pavarësia 2018

Futboll

Struga fiton Kupën Pavarësia 2018

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Struga fiton Kupën Pavarësia 2018

Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësisë. Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penallti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysëmfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skëndërbeun. Shqiptarët nga Maqedonia siguruan në këtë mënyrë finalen e madhe përballë Otrantit të Ulqinit. Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të Kupës Pavarësia 2018.

Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku i Prishtinës, ndërsa Çmimi i Lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...