“Bayern nuk po kërkon trajner të ri, as Wengerin”

Futboll

“Bayern nuk po kërkon trajner të ri, as Wengerin”

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Arsene Wenger

Skuadra gjermane nuk është duke planifikuar për ta shkarkuar Niko Kovacin, ka thënë drejtori sportiv i klubit Niko Kovac.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic nka insistuar se gjigantët e Bundesligës nuk janë duke marrë në konsideratë zëvendësimin e Niko Kovac.

Kovac ka qenë në presion të jashtëzakonshëm në Bayern, por pas fitores 5-1 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve të martën, tashmë e ardhmja e tij është më e lehtë.

Salihamidzic ka thënë se klubi nuk është duke menduar për të emëruar ndonjë trajner tjetër, pavarësisht se gjenden në pozitën e pestë në Bundesligë, nëntë pikë më pak se liderët Borussia Dortmund.

I pyetur se a e kanë kontaktuar Arsene Wenger për ta marrë skuadrën, Salhiamidzic ka qenë i qartë duke refuzuar për këtë gjë.

“Jo”, ka thënë drejtori sportiv. “100 për qind, jo”.

“Jo, ne nuk kemi kontaktuar as më të dhe as me ndonjë trajner tjetër”, ka shtuar ai. “Ne nuk jemi duke menduar për të emëruar një partner tjetër”.

Barazimi 3-3 në shtëpi kundër Fortuna Dusseldorfit të shtunën ka vënë në presion Kovacin, me presidentin e Bayernit Uli Hoeness që kishte thënë se ai do të bisedonte me trajnerin pas ndeshjes me Benfican.

Por pas dy golave të Robben dhe Lewandowski dhe një tjetri të Franck Ribery, Salihamidzic pret që këto bisedime të jenë më në rregull, duke shtuar se “ndeshja foli vet”.

“Ne kemi thënë që ne do të bisedojmë pas ndeshjes dhe biseda do të jetë e qetë”, ka thënë ai.

Bayern tani më është në fazën e 1/8’ës së finales në Grupin E. Ata duhet që të mos humbin nga Ajaxi dhe të sigurojnë vendin e parë duke u kualifikuar si të parët në këtë fazë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat