I shqetësuar

Futboll

I shqetësuar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:19
Pamje nga një ndeshje

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është shprehur i shqetësuar për gjendjenshëndetësore të yllit belg të skuadrës së tij, Eden Hazardit, dhe ka bërë të ditur se ai do të mungojë në ndeshjen kundër PAOK-ut, për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës.
“Hazard nuk ka një lëndim serioz. Mendoj se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë [kundër PAOK-ut], por mendoj se ai do të jetë në gjendje të kthehet për ndeshjen e radhës të Premierligës”, ka thënë Sarri.
“Jam i shqetësuar sepse para 25 ditëve, ai mori një lëndim në shpinë, e tani në kyç të këmbës. Mendoj se ai ka humbur shumë stërvitje, kështu që është normale që ai nuk është në gjendjen më të mirë fizike”.
“Ai stërvitet për një javë dhe luan disa ndeshje. Këtë javë, është mirë për të që kemi stërvitje, dhe për më shumë, do ta shohim pastaj. Natyrisht, ai nuk mund t’i luajë 10 ndeshje në 29 apo 30 ditë. Edhe ai duhet të pushojë nganjëherë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat