Shembet Zvezda! PSG fiton derbin ndaj Liverpoolit të Shaqirit!

Futboll

Shembet Zvezda! PSG fiton derbin ndaj Liverpoolit të Shaqirit!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Foto nga ndeshja PSG - Liverpool

Shembet Cërvena Zvezda e Beogradit në "San Paolo"! Zvezda humb të gjitha shpresat për vend të dytë, pësoi nokaut nga Napoli, duke u gjunjëzuar me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së pestë (e parafundit) e grupit C të kualifikueseve në Champions League. Futbollistët napolitanë u angazhuan aq sa iu nevojitej për të marrë tri pikë dhe tani prijnë me 9 pikë në grup. Në minutën e 11-të,Marek Hamsik hap serinë e golave, shënon për 1:0, kurse Dries Mertens shton epërsinë e Napolit, 2:0 pikërisht në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, klubi italian trefishoi epërsinë në 3:0 fal golit të Dries Mertens, që ishte i dyti personal gjatë kësaj sfide. Në minutën e

57-të, El Fardou Ben shënon për Zvezdën dhe ngushton humbjen në 3:1.

Shqiptari Elseid Hysaj inkuadrohet në lojë në minutën e 46-të për Napolin dhe bëri lojë shumë të mirë, duke iu gëzuar fitores së madhe. Në stadiumin "Parc des Princes" në Paris, PSG fiton derbin e grupit,  me rezultat 2:1 kundër Liverpoolit, duke iu revanshuar për humbjen në "Anfiled" me 3:2.  Në minutën e 13-të, kampioni i Francës, PSG, kalon në epërsi me golin e Juan Bernat. Vendasit me një lojë të mirë shënojnë edhe golin e dytë, në minutën e 37-të, kur Neymar ka qenë i saktë. Në fund të pjesës së parë "Redsat" ngushtojnë humbjen në 1:2, ku James Milner nga penalltia ka qenë i saktë. Në minutën e 77-të, ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri futet në lojë në vend të Milnerit dhe u angazhua maksimalisht, por pa sukses që të barazojnë rezultatin. Porto në vatër të vet ka qenë shumë e fortë dhe e mposhti me 3:1 Schalke 04. Golat i shënuan: Eder Militao (52'), Jesus Manuel Corona (55') e Moussa Marega (90+4') për Porton dhe Bentaleb (88' nga penalltia) për Schalken. Tottenham e mundi me 1:0 Interin, duke iu falënderuar golit të Christian Eriksen në minutën e 80-të. Barcelona kthehet me tri pikë, duke e mundur me 2:1 PSV-në. Lionel Messi shënoi në minutën e 61-të e Gerard Pique në atë të 70-tën dhe për vendasit Luuk de Jong në atë të 83-tën.

Atletico Madrid, Dortmund, Barcelona, Bayerni, Ajaxi, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester Utd janë kualifikuar në të tetën e finales.

Grupi A

Atletico-Monaco 2:0 (2:0)

Dortmund-Club Brugge        0:0 (0:0)

Tabela

1. Atl. Madrid          5      4      0      1      12   

2. Dortmund   5      3      1      1      0     

3. Club Brugge      5      1      2      2      5     

4. Monaco              5      0      1      4      1

Grupi B

Tottenham-Inter     1:0 (0:0)

PSV-Barcelona      1:2 (0:0)

Tabela

1. Barcelona  5      4      1      0      13   

2. Tottenham  5      2      1      2      7     

3. Inter    5      2      1      2      7     

4. PSV    5      0      1      4      1

Grupi C

Napoli-C. Zvezda  3:1 (2:0)

PSG-Liverpool       2:1 (2:1)

Tabela

1. Napoli 5      2      3      0      9     

2. PSG    5      2      2      1      8     

3. Liverpool    5      2      0      3      6     

4. Cërvena Zvezda        5      1      1      3      4

Grupi D

Porto-Schalke                3:1 (0:0)

Lokomotiva (M)-Galatasaray       2:0 (1:0)

Tabela

1. Porto   5      4      1      0      13   

2. Schalke      5      2      2      1      8     

3. Galatasaray       5      1      1      3      4     

4. Lokomotiva        5      1      0      4      3

***

PSV zvogëlon rezultatin në minutën e 83-të, përmes Luuk de Jong.

80' Tottenham avancon me 1:0 ndaj Interit, duke iu falënderuar golit të Christian Eriksen.

77' Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 77-të, në vend të James Milner.

70' Gerard Pique fundos PSV-në, shënon për 0:2 për Barcelonën.

61' Kush tjetër, Lionel Messi shënon për Barcelonë dhe udhëheq në fushën e PSV-së, 0:1.

57' El Fardou Ben shënon për Zvezdën dhe ngushton rezultatin në 3:1.

55' Jesus Manuel Corona thellon epërsinë e Portos, 2:0.

52' Skuadra portugeze Porto sjellë gëzim të madh te tifozët, Eder Militao shënon për epërsinë e skuadrës së tij me 1:0 ndaj Schalke 04.

52' Napoli shemb klubin serb, Dries Mertens shënon golin e dytë të tij dhe të epërsisë 3:0.

51' Ndryshime nuk ka te rezultateve, janë ato të pjesës së parë.

45+2' Liverpooli ngushton rezultatin në 2:1 përmes penalltisë që e konkretizoi futbollisti James Milner.

37' Liverpoolit nuk i shkon në Paris, është në pozicion shumë të vështirë. Neymar thellon epërsinë në 2:0 të PSG-së. Me një fjalë parisienët po nxjerrin hak ndaj Liverpoolit për humbjen me 3:2 në Anfiled

33' Napoli po e shpartallon Zvezdën. Futbollisti Dries Mertens shton epërsinë e Napolit, 2:0.

31' Nuk ka ndryshime të rezultatit, as Barcelona ende nuk ka shënuar kundër PSV-ës.

25' Napoli avancon me 1:0 kundër Cërvena Zvezdës, sikurse PSG ndaj Liverpoolit, në ndeshjet tjera s'ka gola.

 

Image

13' Kampioni i Francës, PSG, kalon në epërsi ndaj Liverpoolit. Autor i golit Juan Bernat.

11' Marek Hamsik godet Clërvena Zvezdën, 1:0.

10' Nuk ka gola as në Londër, as në Paris, as në Dortmund as në Napoli.

4' Nuk ka gola në asnjë ndeshje, të gjitha të luftuara deri me tash.

Grupi C është më i komplikuar se të gjitha grupet tjera dhe vështirë është të dihet se cilat nga skuadrat mund të shkojnë më tej, LIverpooli, Napoli apo PSG. Liverpooli kryeson me 6 pikë, sa ka edhe Napoli dhe ka një më shumë se PSG dhe dy se Cërvena Zvezda e Beogradit.

Xherdan Shaqiri është në bankë, nuk luan nga minuta e parë, kështu e ka pa të arsyeshme trajneri Jugern Klopp. Edhe Tottenhem-Inter është sfidë e nxehtë ani se londinezët hiqen paksa favoritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat