Milani ndeshet me Duddelange, kërkon fitoren për t’iu afruar kualifikimit

Futboll

Milani ndeshet me Duddelange, kërkon fitoren për t’iu afruar kualifikimit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:57
Foto

Sonte zhvillohen ndeshjet e Ligës së Evropës.

Kur kanë mbetur vetëm dy xhiro për të plotësuar fazën e grupeve, deri më tani vetëm shtatë klube kanë siguruar kalimin për në raundin tjetër të Ligës së Evropës. Bëhet fjalë për: Arsenal, Chelsea, Leverkusen, Zurich, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt dhe Lazio.

Mes atyre skuadrave që kërkojnë kualifikimin është edhe gjiganti italian Milan, që sonte pret në San Siro ekipin e vogël nga Luksemburgu, Duddelange.

Për të dytin sezon radhazi “kuqezinjtë” synojnë të shkojnë larg në këtë kompeticion, sidoqoftë klubi i famshëm lombard këtë herë nuk ka asgjë të sigurt as për sa i përket kalimit të kësaj faze. Në Grupin F ,Real Betis kontrollon situatën në kuotën e tetë pikëve, ndërsa Milani dhe Olympiakosi ndjekin nga pas me vetëm një pikë më pak.

Arsenali kryeson Grupin E me tre pikë më tepër se Sportingu dhe e ka siguruar prej kohësh kualifikimin, prandaj është e kuptueshme që trajneri Unai Emery të mendojë më shumë për derbin londinez që “topçinjtë” do të kenë ditën e diel në Emirates me një ekip si Tottenham Hotspur.

Shumë interesante edhe sfida mes Fenerbahce dhe Dinamo zagreb. Në Grupin D klubi kroat është kualifikuar prej kohësh, teksa kryeson me pikë të plota, e në fakt 12 pikë pas katër ndeshjeve të para në grupe kanë grumbulluar vetëm Salzburgu, Eintracht-i dhe Chelsea.

Në Zagreb Dinamo i shkatërroi “verdheblutë” me shifrat 4-1, ndërsa tani ky takim i nevojitet më shumë ekipit të holandezit Erwin Koeman, që gjithsesi ka katër pikë më shumë në klasifikim sesa ndjekësi më i afërt që është Spartaku i Trnavës.

Ngaë orën 21:00 në Grupin L Chelsea i kualifikuar pret në Londër, PAOK-un, që ka nevojë për gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit për të kaluar mes 32 skuadrave më të mira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat