Edhe një portier shqiptar te Lazio

Futboll

Edhe një portier shqiptar te Lazio

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:10
Marco Alia

Lazio do të luajë sot në mbrëmje në Qipro, kundër Apollon Limassol, dhe është një ndeshje pa ndonjë vlerë të madhe, sepse kualifikimi është arritur tashmë dhe vendi i parë në grup nuk është synim madhor, edhe pse shanset për të parakaluar Frankfurtin ekzistojnë, sidomos nëse gjermanët nuk fitojnë ndaj Marseille-s.

Gjithsesi, trajneri lacial Simone Inzaghi e ka mendjen te kampionati dhe sot do të bëjë shumë ndryshime, duke nisur nga porta, ku Strakosha do ta bëjë pushim, me veteranin Silvio Proto që do të ketë më në fund një shans.

Në stol do të jetë edhe portieri shqiptar Marco Alia, 18-vjeçari titullar i Shqipërisë U19 dhe i Lazio-s Primavera. Për herë të parë në karrierën e tij të re Alia grumbullohet në ekipin e parë dhe është një ditë e paharrueshme për djaloshin që konsiderohet talent i madh.

Alia është shqiptari i katërt që bëhet pjesë e ekipit të parë këtë sezon, ndërkohë që sot pritet të luajnë edhe Durmisi e Valon Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat