Cutrone: Po mësoj shumë nga Higuain

Futboll

Cutrone: Po mësoj shumë nga Higuain

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:36
Patrick Cutrone

Patrick Cutrone ka qenë një nga zbulimet e mëdha të Milanit, pasi lojtari i rritur në akademinë e klubit, po tregon cilësitë e tij edhe në ekipin e parë.

20-vjeçari tregon që puna me Gonzalo Higuain po e ndihmon shumë atë dhe mundohet të mësojë nga lëvizjet e Alvaro Moratas.

“Morata ka karakteristika që më pëlqejnë shumë. Ai është i shpejtë dhe është i ‘keq’ para portës. Ka bërë gjithmonë mirë dhe e admiroj”, ka thënë Cutrone.

“Higuain? Nder për mua të luaj me të. E vështroj dhe studioj gjithmonë në stërvitje dhe mësoj gjëra të reja nga ai”.

Cutrone dhe Higuain pritet të luajnë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme ndaj Duddelange.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat