Kombëtarja e Kosovës më 2 dhjetor do të mësojë kundërshtarët

Futboll

Kombëtarja e Kosovës më 2 dhjetor do të mësojë kundërshtarët

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Kombëtarja e Kosovës më 2 dhjetor do të mësojë kundërshtarët

FIFA e ka publikuar sot renditjen për muajin nëntor, ku Kosova është ngritur për gjashtë pozita. Ky përparim i Kombëtares sonë ka ardhur pas fitoreve të realizuara në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Maltës (5:0) dhe Azerbajxhanit (4:0). Tani “Dardanët” renditen në pozitën e 131-të, me 1113 pikë. Ky njëherësh është pozicioni më i mirë i Kosovës që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016. “Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, duke triumfuar në Grupin 3 të Ligës D, me çka e siguruan promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve dhe njëherësh siguruan kualifikimin në fazën e “play-off”-it të Ligës D, duke mbetur në garë për një biletë që e siguron pjesëmarrjen në Evropianin 2020. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve, Kosova arriti katër fitore dhe dy barazime, derisa shënoi 15 gola e pësoi vetëm dy. Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës më 2 dhjetor do të mësojë kundërshtarët për kualifikimet e rregullta të Evropianit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat