Numri rekord i tifozëve

Futboll

Numri rekord i tifozëve

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Numri rekord i tifozëve në javën e 13-të

Pas disa viteve në nivele të ulëta, kampionati italian, Seria A e ka rifituar vëmendjen që i takon. Dhe sigurisht që vëmendja matet nga numri i tifozëve që shkojnë për të ndjekur skuadrën në stadiumet përkatëse.

Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit numri i tifozëve që ndjekin ekipet në stadium ka ardhur duke u rritur dhe kjo për shkak të konkurrencës së madhe që ka filluar të jetë e pranishme në këtë kampionat. Juventusi është përforcuar merkaton e fundit me Kristiano Ronaldon i cili ka pasur ndikimin e tij.

Nga ana tjetër Interi, Napoli e Milani janë përforcuar ndjeshëm për të krijuar një konkurrencë maksimale në kampionat. Në javën e fundit të këtij kampionati janë regjistruar 300 mijë persona në stadiume, që do të thotë një mesatare prej 30.295 tifozë për ndeshje. Kjo shifër është rekord pasi nuk arrihej që prej vitit 2010. Ndërsa mesatarja e tifozëve për ndeshje deri më tani në këtë sezon është 25.448 duke pasur një rritje nga viti i kaluar që ishte 24.634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat