Agjenti i Bale: Kalimi në Serie A nuk është i pamundur

Futboll

Agjenti i Bale: Kalimi në Serie A nuk është i pamundur

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Gareth Bale

Agjenti i Gareth Bale ka thënë se ai është i lumtur në Real Madrid, mirëpo ka thënë se nuk është i pamundur kalimi i uellsianit në Serie A.

Vazhdojnë spekulimet për një largim të mundshëm të 29-vjeçarit nga “Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse flasim për të ardhmen atëherë çdo gjë është e mundur në treg të transferimeve”, ka thënë agjenti i Bale.

“Ronaldo është një humbje për Real Madridin. Gareth e pëlqente shumë lojën bashkë me Cristianon, mirëpo ai është i lumtur këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat