Përurohet stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj - Bota Sot
Përurohet stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj

Futboll

Përurohet stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:31
Përurohet stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë bërë përurimin e stadiumit ndihmës në Skenderaj. Ky është stadiumi i parë ndihmës që u ndërtua në kuadër të 12 stadiumeve ndihmëse që do të ndërtohen në Republikën e Kosovës për klubet që janë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. “Këto stadiume financohen nga MKRS-sa dhe FFK-ja me qëllim të ngritjes së infrastrukturës sportive por edhe me qëllim të krijimit të hapësirave të përshtatshme për klubet e futbollit të Republikës së Kosovës”, tha Gashi.

Po ashtu ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes Ministrisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë që UEFA ta ndihmojë pjesërisht financimin e këtyre 12 stadiumeve ndihmëse në komunat e Republikës së Kosovës. Gjithashtu ministri theksoi se këto stadiume ndihmëse janë stadiume me standarde të larta. “Është stadiumi i parë që po  e inaugurojmë në mënyrë që 12 klubeve  të Republikës së Kosovës që janë pjesë e Superligës t’iu krijojmë kushtet dhe mundësitë që secila ta ketë stadiumin e saj. Është një fat i mirë dhe një mundësi e jashtëzakonshme e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi edhe me Federatën edhe me UEFA-n”, theksoi ai. Ministri po ashtu e konfirmoi se 12 stadiumet për 12 klubet e Superligës do të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Veseli, u shpreh i kënaqur me ndërtimin e këtij stadiumi: “Falënderojmë federatën dhe Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm.

Po bëhet një punë shumë e mirë, vet fakti që është një nga 12 stadiumet ndihmëse që do të ndërtohen në Republikën e tregon përkushtimin tonë për sportin, për futbollin”.  Ndërkaq, Ademi, tha se “është një rast shumë me rëndësi për neve që po fillojmë t’i përurojmë terrenet që i kemi bërë bashkërisht me Ministrinë dhe me Komunat. I plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e standardeve dhe niveleve të Evropës dhe është hera e parë që një teren i tillë qitet në Ballkan. Besoj që nuk do të ketë më probleme për futbollistët sepse është thuajse sikur të jetë një teren natyral”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...