Capello: Interi, gaboi rëndë te goli i Sissokos

Futboll

Capello: Interi, gaboi rëndë te goli i Sissokos

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Capello: Interi, gaboi rëndë te goli i Sissokos

Trajneri i mirënjohur Fabio Capello pa një ndeshje të mirë nga Inter në Wembley, deri në momentin kur u pësua goli, i pafalshëm sipas trajnerit të famshëm. Skuadra zikaltër lejoi Moussa Sissoko të Tottenham të vraponte 30 metra me topin në këmbë dhe këtu Capello ka kritika. Zikaltrit janë mposhtur 1:0 nga një gol i minutave të fundit (80’) të Eriksenit. “Zikaltrit luajtën mirë në Wembley. Pastaj është e qartë se nuk mund të lejosh kundërshtarin të vrapojë 30 metra me topin në këmbë, siç ndodhi te goli i Eriksen”, tha ai. “PSV? Është një ndeshje që duhet të luhet me vendosmëri, por edhe me vëmendje”, ka thënë Capello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat