Cutrone: Mësoj nga Higuain, por në shtëpi shikoj videot e atij

Futboll

Cutrone: Mësoj nga Higuain, por në shtëpi shikoj videot e atij

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Patrick Cutrone

Patrick Cutrone, sulmuesi i Milan, ka dhënë një intervistë për “DAZN”, në të cilën ka zbuluar se po mëson sekretet e profesionit nga shoku i skuadrës Higuain dhe nga… Filippo Inzaghi.

“Urinë për të shënuar dhe për të fituar e kam trashëguar nga babai. Dua të përmirësohem vazhdimisht, kam dëshirë të jem protagonist. Edhe për këtë arsye shpesh nuk ndihem i kënaqur, nuk e shijoj dot momentin. Edhe kur shënoj mendoj për atë që mund të kisha bërë më mirë”, ka thënë Cutrone.

Në lidhje me shembullin që ai ndjek: “Morata? Ai ka disa karakteristika që më pëlqejnë shumë. Shpejtësia dhe agresiviteti para portës. Kam bërë gjithmonë mirë, e vlerësoj shumë”.

Një nga avantazhet e mëdha që ka Cutrone në ktë sezon është mundësia për të punuar me një sulmues ekspert si Gonzalo Higuain: “Është një nder, e vëzhgoj gjatë gjithë kohës në stërvitje dhe mësoj gjithmonë gjëra të reja”, ka thënë Cutrone.

Më pas, ai ka zbuluar se frymëzimin më të madh e gjen kryesisht te një sulmues që ka fituar shumë me fanellën e Milan, Flippo Inzaghi. “Në shtëpi kam DVD me të gjithë golat e tij, i shikoja vazhdimisht kur isha i vogël. Më pas e njoha kur ishte trajner i të rinjve të Milan dhe më dha menjëherë këshilla për mënyrën si duhej të lëvizja. Një herë bëmë një sfidë në zonën e rreptësisë. Mbaroi në barazim…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat