Arsenali me tinejxher fiton grupin në Europa Ligë

Futboll

Arsenali me tinejxher fiton grupin në Europa Ligë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:44
Foto nga ndeshja

Arsenali ka fituar si mysafirë i Vorskla Poltavës me rezultat 0-3 në Kievë sonte duke u konfirmuar kështu si fituese e grupit E në Europa Ligë.

Unai Emery ka kaluar muajin e tretë pa humbje, krejtësisht 18 ndeshje pa humbje, duke e shënuar fitoren e radhës në Europa Ligë, kundër Vorskla Poltavës.

U mendua që Arsenali do të këtë vështirësi sot në Kiev për shkak se në formacionin e tyre kishte shumë tinejxher. Por kjo nuk kishte vështirësi.

Që në minutën e 11’të, tinejxheri 18 vjeçar Smith-Rowe shënon golin e parë për mysafirët, ndërkaq Aaron Ramsey shënon nga penalltia në minutën e 26’të.

Golin e tretë, golin e nokdaunit Arsenali e shënon në minutën e 41’të me anë të Joe Willock.

Në pjesën e dytë, Arsenali pati edhe disa mundësi shënimi dhe përsëri në ndeshje inkuadroi lojtarë të rinj.

Madje pati edhe një gol të anuluar në minutën e 67’të te ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenali arrin në kuotën e 13 pikë duke fituar grupin E, pavarësisht se Sporting fitoi sonte me rezultat 1-6 kundër Qarabagut.

Në xhiron e fundit pas dy jave, Arsenali pret Qarabagun në Emirates Stadium, kurse Sportingu pret Vorsklan e Ardin Dallkut.

Trashmë nga ky grup, kualifikimin e ka siguruar Arsenali dhe Sportingu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat