Misteri në Premier: Ku ka përfunduar “lojtari më i pasur në botë”?

Futboll

Misteri në Premier: Ku ka përfunduar “lojtari më i pasur në botë”?

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 08:25
Cristiano Ronaldo, Faiq Bolkiahm, Leo Messi

Kush është futbollisti më i pasur në botë? Gara e zakonshme midis Cristiano Ronaldo-s dhe Messi-t? Jo, sepse ekziston një dallim midis më “i paguari” dhe më “i pasuri”. Duke u bazuar te vlera neto që merr, këtu fiton… i riu i panjohur i Leicester. Në fillim të këtij viti u zbulua se Faiq Bolkiahm, nipi i Sulltanit të Brunei, luan te të rinj e “Dhelprave”.

Apo luante? Nuk dihet, sepse sipas asaj që raporton “The Mirror”, misteri në lidhje më 20-vjeçarin vazhdon të mbetet i pazbuluar. Pse nuk e kemi parë kurrë të luajë? Për më tepër, përse nuk e kemi parë kurrë te Leicester?  Informacionet rreth tij nuk ndihmojnë në zgjidhjen e dyshimeve.

Çfarë ka ndodhur me të? – Siç raporton “The Mirror”, dikush që është më shumë se thjesht pjesë e stafit, i cili ende po përpiqet të kalojë tronditjen për vdekjen e presidentit Vichai Srivaddhanaprabha, ka konfirmuar se “nuk di pothuajse asgjë” për djaloshin.

Madje edhe faqja e Leicester nuk vjen shumë në ndihmë, pasi postimi i tyre i fundit është bërë në shtator, kur u fol se Bolkiah-i ishte thërritur në kombëtare. Kjo për shkak se 20-vjeçari zgjodhi të luante me Brunei, edhe pse mund te zgjidhte edhe kombëtaren e SHBA-ve, duke qenë se ka lindur në Los Angeles.

Misteri – Ndoshta, për të mos tradhtuar shtëpinë mbretërore, ai zgjodhi origjinën e tij dhe sigurisht që mban edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, në Angli nuk e sheh askush. Minutat e vetme ku ai ka luajtur kanë qenë në Youth League 2016, ku në të vërtetë nuk është se e ndihmoi shumë Leicesteri-n.

Pas kësaj, gjithçka mbetet mister. Në fakt, në profilin e tij në Instagram, përveç fotove me një këlysh tigri dhe disa të tjerave me kombëtaren e Brunei, nuk ka shumë hapësirë për “Dhelprat”. E vetmja gjë që ka lidhje me Leicester është një foto përshëndetëse për presidentin e ndjerë, Khun Vichai. Dhe një foto tjetër daton në shkurt, fotoja me ekipin e të rinjve të Leicester.

Prandaj misteri vazhdon.  Mbase prezenca e “lojtarit më të pasur në botë” ishte thjeshtë një marrëveshje reklamuese mes Leicester dhe Brunei? Ndoshta. Në fund të fundit, nëse ka pasur ndonjë problem me klubin…me siguri që nuk bëhet fjalë për para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat