Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana në aktin e 151-të

Futboll

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana në aktin e 151-të

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana në aktin e 151-të

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit teksa Partizanidhe Tirana do të përplasin brirët për javën e 15 të Kategorisë Superiore, shkruan Albeu.com.
Partizani kryesues vjen në këtë derbi pas një humbje në Vlorë me rezultatin 1-0, ndërkohë që Tirana që nuk po arrin të gjejë rezultatet e duhura, duke u rënditur nga fundi tabelës. Bardheblutë vijnë pas barazimit 1-1 ndaj Skënderbeut.
Partizani do të kërkojë të ruajnë vazhdimësinë e fitoreve në derbi, ndërsa bardheblutë do të tentojnë të thyejnë hegjemoninë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë. Kujtojmë që Tirana ka 4 vite qe nuk fiton ndaj Partizanit. Ndërkohë në këtë supersfidë spektakli është i garantuar, qoftë në fushë apo në tribunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat