Vjen konfirmimi, River Plate – Boca Juniors luhet në Santiago Bernabeu

Futboll

Vjen konfirmimi, River Plate – Boca Juniors luhet në Santiago Bernabeu

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Stadiumi i Real Madridit

Stadiumi i Real Madridit do të jetë mikpritës i finales së madhe të dy klubeve argjentinase.

Superclasico e kthimit në Kupën Libertadores do të luhet në Evropë dhe më konkretisht në Spanjë.

CONMEBOL ka arritur marrëveshjen me Federatën Spanjolle të Futbollit dhe me drejtuesit e klubit të Real Madridit që Santiago Bernabeu të presë finalen e kthimit mes River Plate dhe Boca Juniors.

Ndeshja e parë në Bombonera në fushën e Bocës përfundoi në barazim 2-2 ndërsa ajo e kthimit në El Monumental në program të shtunën e kaluar u shty për shkak të sulmeve me sende të forta dhe gaz lotsjellës të tifozëve të River ndaj autobusit të Bocës gjatë rrugës që futbollistët po udhëtonin për në stadium.

Ky takim do të luhet të dielën e nëntë dhjetorit në orën 20:30 në Santiago Bernabeu.

Meqë policia e Buenos Airesit e kishte të pamundur të ruante sigurinë në një sfidë të tillë, CONMEBOL mori vendimin për ta zhvendosur në Evropë këtë përballje të jashtëzakonshme dhe ndoshta më të rivalizuarën në të gjithë historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat