Stadiumi modern i skuadrës shqiptare

Futboll

Stadiumi modern i skuadrës shqiptare

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:37
Stadiumi modern i skuadrës shqiptare

Pas shumë viteve pritje, ëndrra e dashamirëve të futbollit shkupjan do të realizohet, më në fund sot është bërë publike lajmi se skuadra e FC Shkupit  do të ketë edhe tribunë tjetër dhe stadiumi do të duket mjaft modern. Kjo ishte një kërkesë e kamotshme, ndërsa përmes faqes zyrtare e ka bërë të ditur lajmin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili këtë edhe e kishte premtuar në kampanjën e tij parazgjedhore për Kryetar Komune.

“Me kënaqësinë më të madhe njoftoj qytetarët e Çairit se projekti për ndërtimin e tribunës së re të premtuar të stadiumit të KF Shkupi i përpiluar në partneritet në mes Komunës së Çairit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë është miratuar nga ana e Federatës së Futbollit Evropian – UEFA.

Shprehim falënderimin tonë ndaj Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë z. Muamed Sejdini me të cilin bashkërisht dorëzuam aplikimin në UEFA. Drejt realizimit të premtimeve të dhëna”, shkruante në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit Ganiu.

Sipas informacioneve të fundit, mësojmë se ndërtimi i tribunës do të nis në fillim të vitit 2019 dhe pikërisht në këtë vit pritet edhe përfundimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat