Reali ia rrëmben Cityt talentin Diaz - Bota Sot
Reali ia rrëmben Cityt talentin Diaz

Futboll

Reali ia rrëmben Cityt talentin Diaz

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Brahim Diaz

Kampionët e Evropës kërkojnë të përtërijnë edhe me shumë skuadrën.

Një nga talentët e ardhshëm të Spanjës, Brahim Diaz ka vendosur të largohet nga Manchester City me të cilët kontrata skadon në qershor të 2019 dhe nuk do të rinovohet.

Mesfushori 19-vjeçar mësohet se është shtyrë nga Real Madrid që të mos pranojë rinovimin për të veshur fanellën “Los Blancos”.

Sipas gazetës Marca, Diaz pritet të transferohet te Reali si futbollist i lirë, pasi nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën me Citizens, të cilët do ta humbasin një talent të së ardhmes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...