FIFA kufizon numrin e huazimeve

Futboll

FIFA kufizon numrin e huazimeve

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:50
FIFA

Një rregull i ri pritet të hyjë në fuqi në lidhje me huazimet e futbollistëve.

FIFA po mendon të marrë një vendim të ri, në lidhje me çështjen e huazimeve të futbollistëve.

Janë skuadrat evropiane, që kanë huazuar futbollistë sa kanë dashur dhe një shembull konkret është Chelsea, i cili ka plot 39 futbollistë të dhënë në huazim.

Kësisoj FIFA do ta reduktojë numrin e futbollistëve që do lejohen të huazohen drejt klubeve të tjera, dhe sipas gjasave, pritet që ky numër të shkojë nga gjashtë deri në tetë lojtarë.

Nëse merret ky vendim atëherë pritet të zbatohet nga sezoni 2020/21.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjatë javëve të ardhshme pritet të merret një vendim final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat