Suksesi i Maradonas si trajner, afër titullit në Meksikë

Futboll

Suksesi i Maradonas si trajner, afër titullit në Meksikë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Diego Armando Maradona

Legjenda argjentinase ka këndellur skuadrën e tij.

Nuk ndalet Diego Armando Maradona me skuadrën e tij Dorados de Sinaloa.

Skuadra e “El Pibe de Oro”, vijon ëndrrën e saj për tu ngjitur në ligën e parë meksikane, duke qenë tashmë vetëm një hap larg super finales ku ndeshen fituesja e Aperturas me fituesen e Clausuras .

Ekipi nga Sinaloa mposhti në finalen e parë në Liga de Ascenso, 1-0 klubin Atletico San Luis.

Ndeshja e dytë mes dy skuadrave do të luhet të dielën, më 2 dhjetor, në stadiumin Alfonso Lastras të San Luis.

Nuk mund të mos harrohet fakti, se Maradona mori Dorados, kur ata gjendeshin në vendin e 13-të, dhe tashmë i ka udhëhequr në finalen e play offit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat