Milan mund ta shet Calhanoglu

Futboll

Milan mund ta shet Calhanoglu

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:55
Calhanoglu

Raportet e fundsit thonë se Milan mund ta shet Hakan Calhanoglu në janar, me RB Leipzig dhe Schalke 04 qe janë të interesuar për të, por çmimi i tij më i vogël është 15 milionë euro

Mesfushori është në një formë të dobët këtë sezon, ku ka shënuar vetëm një gol kundër Dudelange mbrëmë, që është edhe i pari këtë sezon.

Sipas Tuttomercatoweb, nëse turku nuk përmirësohet dukshëm gjatë dhjetorit, kuqezinjtë janë të hapur për ta shitur atë.

Besohet se për të më së shumti janë skuadrat gjermane, me RB Leipzig dhe Schalke që tashmë është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Me Fer Playn Financiar në horizonte dhe Lucas Paqueta që pritet të vije nga Flamengo, Diavolo dëshirojnë që ta shesin për së paku 15 milionë euro.

Calhanoglu nënshkroi para 18 muajve për 22 milionë euro katër vite kontratë.

Kjo do të thotë se pas amortizimit të shumës, në 5.5 milionë euro për sezon, çmimi i tij sillet rreth 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat