Perisic: Kam qenë afër transferimit te kjo skuadër e madhe

Futboll

Perisic: Kam qenë afër transferimit te kjo skuadër e madhe

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Ivan Perisic

Ivan Perisic ka konfirmuar se ishte afër të largohej nga Interi në drejtim të Manchester United në verën e vitit 2017.

Ylli kroat, Ivan Perisic, ka qenë afër largimit nga Inter në vitin 2017.

‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë insistues për të nënshkruar me Perisic në verën e vitit 2017, por anësori kroat kishte vendosur të qëndronte në ‘San Siro’, duke u bindur nga trajneri Luciano Spalletti.

29 vjeçari në një intervistë që ka dhënë për ‘FourFourTwo’, ka pranuar se ka qenë afër transferimit te Manchester United.

“Po është e vërtetë që një ofertë nga Manchester United ishte në tavolinë dhe unë isha afër të largohesha nga Inter”, ka deklaruar Perisic.

“Por unë vendosa të qëndroj, siç kam thënë, këmbëngulja e Spallettit për të më mbajtur kishte ndikim të madh. Në futboll, detajet e vogla janë kyçe në këto situata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat