Abidal synon transferimin e „Pogbas së ardhshëm“ në Barcelonë

Futboll

Abidal synon transferimin e „Pogbas së ardhshëm“ në Barcelonë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Abidal

Gjatë verës së kaluar është folur shumë për një kalim të mundshëm të Paul Pogba në Barcelonë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që francezi vazhdoi rrugëtimin e tij në „Old Trafford“.

Por, katalunasit nuk janë dorëzuar për shërbimet e një mesfushori. Madje ata kanë gjetur edhe „Pogban e ardhshëm“.

„Sport“ shkruan se Eric Abidal po e konsideron transferimin e yllit të Lyon, Tanguy Ndombele.

Ndombele ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian që nga kalimi i tij tek Lyon nga Amiens.

Ai ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Ligën e Kampionëve, sidomos në dy ndeshjet kundër Manchester City.

Raportimet thonë se ish mbrojtësi i Barcelonës, tashmë në udhëheqësinë e klubit, është „dashuruar“ me mesfushorin, për të cilin beson se është „Pogba i ardshëm“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat